Në Kuvendin e Shqipërisë propozohet rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Tritan Shehu, në kuadër të përvjetorit të masakrës së Mejës pranë Gjakovës, ka thënë se do të kërkojë që krimet e gjenocidit serb të dënohen

Në Kuvendin e Shqipërisë kanë filluar lëvizjet e para që kërkojnë dënimin e gjenocidit serb të kryer në Kosovë.

“Pa dënuar krimet e gjenocidin serb në Kosovë e Rajon, pa u kërkuar falje për ato, nuk mund të sigurohet një e ardhme evropiane”, ka kujtuar deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Tritan Shehu.

Ai ka shënuar një zhvillim të ri në lidhje me këtë kërkesë të kamotshme të institucioneve të Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, në kuadër të përvjetorit të masakrës së Mejës pranë Gjakovës, ka thënë se do të kërkojë që krimet e gjenocidit serb të dënohen.

“Sot është përvjetori i masakrës së Mejës pranë Gjakovës, realizuar nga forcat dhe paraushtaraket serbe, ku u vranë mizorisht 377 burra dhe fëmijë nga Kosova” , ka thënë ai.

Ai ndër të tjera, ka shtuar se fatkeqësisht ky akt kriminal nuk është i vetëm, por i paraprirë dhe pasuar edhe me të tjerë të këtij lloji, duke përbërë kështu një vepër gjenocidi të Serbisë ndaj popullsisë së Kosovës, akte këto për të cilat qeveria e atij vendi nuk ka kërkuar kurrë të falur.

“Në këto kushte, pikërisht për të kujtuar e nderuar viktimat, por dhe për të dënuar gjenocidin serb mbi popullsinë e Kosovës, i kërkova Kryetares së Kuvendit që, së pari të mbahet një minutë heshtje në seancën plenare të 27 prillit”, ka theksuar ai.

Sipas tij, kjo kërkesë është e bazuar në Pikën 5 të Nenit 7 të Rregullores së Kuvendit.

 

Sipas tij, vetëm kështu do të ketë bashkëjetesë në Ballkan, e për këtë thotë se do të ndërmerren akte kushtetuese në ditët në vijim.

“Pa asnjë dyshim, në ditët ne vazhdim do të procedohet me hapat kushtetuese për dënimin edhe formal nga Kuvendi ynë i atij gjenocidi, ne Kosovë dhe më gjerë në Rajon. Kështu ka vepruar Kuvendi i Kosovës, si dhe Parlamente të tjera të vendeve të Rajonit”.

“Pa dënuar krimet e gjenocidet e të kaluarës, e pa u kërkuar falje nga përgjegjësitë e tyre për ato, nuk mund të ketë paqe e bashkëjetesë në Rajonin tonë”, ka shkruar tutje Shehu.

Në vizitën e saj të parë në Tiranë, presidentja Vjosa Osmani kërkoi rezolutë të Shqipërisë për dënimin e krimeve serbe.

news image

Osmani në fjalën e saj të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë në dhjetor të vitit 2020, kishte deklaruar se Serbia nuk ka ndryshuar.

“Tirana dhe Prishtina duhet të ndalin gjuhën e urrejtjes antishqiptare dhe përpjekjet e Beogradit për të fshehur krimet. Ekziston vetëm një e vërtetë, që ka ndodhur përpara syve të të gjithë botës se “Serbia kreu gjenocid në Kosovë”, kishte deklaruar Osmani.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës në vitin 2019 kishte miratuar një rezolutë për gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika