Në lagjen “Qendresa Home” probleme në mes banorëve, shkak hapësira e përbashkët që po imponohet të kthehet si xhami me imam

Në Çagllavicë para pak vitesh kishte filluar të ndërtohet lagjja luksoze “Qendresa Home” me mbi 200 shtëpi, projekt ky me investitor kompaninë “Bau Holding” të biznesmenit Bajram Gashani.

Mirëpo, sa më afër finalizimit të projektit, kanë lindur edhe mosmarrëveshjet në mes banorëve, të cilët thonë se aty ‘lojë’ jokorrekte po luan edhe kompania ndërtuese, Bau Holding.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se së fundmi aty është zhvilluar një proces votimi, me pretekstin për të shfrytëzuar hapësirat e përbashkëta të shfrytëzohet si faltore për rrjetin e banorëve që praktikojnë fenë Islame, për çka një pjesë e banorëve kanë kundërshtuar ashpër.

“Në një proces të dyshimtë votimi, gjoja për votimin brenda komunitetit të lagjes “Qendresa Home”, banorëve u është imponuar që njëra nga hapësirat e përbashkëta të shfrytëzohet si faltore. Hapësirat e përbashkëta, të destinuara për përdorim të përgjithshëm, tani janë caktuar për nevoja fetare nga komuniteti shumicë me orientim islamik, madje deri në atë masë sa është caktuar edhe një imam nga Bashkësia Islame. Në këtë komunitet islamik ka persona me histori të dyshimtë, duke ngritur pyetje të mëtejshme mbi ligjshmërinë dhe drejtësinë e këtij vendimi”, ka thënë një banor në kushte anonimiteti për Veriu.info.

Veriu.info ka provuar të kontaktojë në numrin zyrtar të lagjes “Qendresa Home” për të kuptuar nëse ai mbështet këtë proces të ridestinimit të hapësirave të ndërtuara nga kompania, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë qenë të qasshëm.

“Kjo situatë ka krijuar tensione brenda komunitetit dhe kërkon një zgjidhje të drejtë dhe transparente për të gjithë banorët”, thotë burimi i Veriu.info që ka blerë shtëpi aty.

Veriu.info ka siguruar edhe komunikime të brendshme të procesit te votimit dhe pamje të Xhamisë në lagjjen Qendresa Home, të cilat mund të shihni më poshtë:

Shija e redaktorit

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov...

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë...

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në...

Peja dhe Ulqini nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit si qytete

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pasur një mysafir të veçantë në zyrën e tij të shtunën. Ai priti me nderime kryetarin e Ulqinit, Genc...

Të fundit nga rubrika