Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini po diskutohet për “skandalet e mundshme të trukimeve” – për të cilat po dyshohet FC Llapi.

Kujtim Zebica, njohës i futbollit tha se “fatkqësisht e dimë pjesën e parë të manipulimeve të lojëve që bëhen e dimë shumë mirë, sidomos në pjesën pranverore, vazhdimisht, jo vetëm të kampionatit të kaluar. Shumë shpesh jam befasu kur qysh në mars e kanë ditë që kush e fiton kupën, kush bëhet kampion, e kush del i treti”.

Teksa, një mendim pak më të rezervuar e pati opinionisti, Alban Lumi.

“Unë besoj në drejtësi, dhe besoj që duhet me dalë çdo trukim në sipërfaqe. Por, megjithatë besoj që derisa gjykata nuk e ka thënë përfundimisht, duhet ta mbrojmë futbollin e Kosovës. Duhet që hetuesia e Kosovës duhet të mirret me këtë punë së bashku me hetuesinë në Francë, vetëm të jetë një epilog i drejtë”, tha ai.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.

Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.