Në mars pritet të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri

Marsi pritet që të jetë muaji që do të fillojnë faturimet për qytetarët e komunave veriore. Kjo pasi nesër do të dalin në terren zyrtarët e Elektroserverit për identifikimin dhe regjistrimin e shtëpive dhe bizneseve, në mënyrë që na mars të fillojë procesi

Situata në Veri të vendit

Nëpër terren në pjesën veriore të Kosovës, të enjten do të dalin zyrtarët e Elektroserver-it.

Ata do të identifikojnë një nga një shtëpitë dhe bizneset në mënyrë që nga marsi të filloj faturimi i të gjithë qytetarëve për energjinë elektrike të shpenzuar.

Televizioni ka kuptuar që punonjësit e Elektroserver-it do të asistohen edhe nga Policia e Kosovës në rast të ndonjë eksesi.

“Prej janarit është pagesa paushall në vlerë prej 20 euro, por gjithë sahatave për rrymë do të nisë, sipas bisedimeve, në muajin mars. Këto biseda i kemi pritë edhe prej tjetër kompani, KOSTT-i por s’kanë kallxu interesimin me kanë si kompani në pjesën veriore”, ka deklaruar Nedzad Ugljanin – kryesues i KK – Mitrovica Veriore.

Meqë marsi do të jetë muaji që pas shumë viteve qytetarët e veriut do të fillojnë të paguajnë për energjinë elektrike, sipas Ugljanin ata duhet të mësohen me obligimet qytetare.

“Janë kanë 24 vjet anaraki edhe janë mësu njerëzit mos me pagu, po qetash është obligative dhe do të vijnë edhe tjera oblligacione qytetare”, ka thënë Ugljanin.

Televizioni ka tentuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Elektroserver gjatë ditës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika