Në mbështetje të Kosovës, letrës së parlamentarëve dhe të senatorëve perëndimorë i janë bashkëngjitur të gjithë deputetët e ASh-së

Deputetja britanike, Alicia Kearns

Letrës së parlamentarëve dhe të senatorëve perëndimorë në mbështetje të Kosovës, zyrtarisht i janë bashkëngjitur të gjithë deputetët e grupit parlamentar të ASh-së.

Alicia Kearns, deputetja nga Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se i ka ardhur një konfirmim.

“Pra, pas konfirmimit për bashkëngjitjen e deputetit Halil Snopçe, sot erdhi konfirmimi se janë bashkëngjitur edhe Ziadin Sela, Abdulla Saliu, Artina Qazimi, Atnan Neziri, Ilire Dauti, Elmi Aziri dhe Remzi Memedi”, shkruan RTK.

“Me këtë rast Alicia Kearns i ka shprehur falënderimin e saj grupit parlamentar të ASh-së për bashkëngjitje letrës së iniciuar nga kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme të parlamenteve amerikane, gjermane, britanike, ukrainase, islandeze, irlandeze, estoneze, lituaneze, letoneze e çeke”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika