Në Merdarë pritjet deri në tri orë për të dalë nga Kosova

Pritja për të dalë nga Kosova nga pika kufitare në Merdarë është deri tri orë

Ilustrim

Edhe gjatë ditëve të vikendit kolonat në pikat kufitare vazhdojnë të jenë të gjata.

Bazuar në të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në dalje të Merdarës arrijnë deri 900 metra, pritja për të dalë nga Kosova nga po e njëjta pikë kufitare është deri tri orë.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolonat zgjasin deri 300 metra derisa pritja e qytetarëve në këtë pikë është 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare kolonat janë më të lira, ndërsa hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika