Në Mitrovicën e Jugut gjenden eshtrat e së paku dy personave të zhdukur gjatë luftës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Mitrovicë të Jugut janë gjetur eshtrat e së paku dy personave të zhdukur gjatë kohës së luftës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me udhëresë të gjykatës është bërë gërimi teksa besohet se eshtrat i përkasin përkasin listës kombëtare të personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999, njofton Dukagjini.

“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellur në IML për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika