Në mungesë të prokurores, shtyhet gjykimi për 180 kg kokainë

Në mungesë të prokurores speciale Merita Bina- Rugova, është shtyrë gjykimi në rastin ku Bashkim Kolshi po akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpëlarje parash.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala, prokurorja Bina-Rugova ka qenë e njoftuar për seancën e sotme përmes procesverbalit të seancës së kaluar.

Gjykatësi Shala tha se arsyen e mungesës prokurorja nuk e ka treguar dhe se e njëjta ishte a paqasshme në telefon.

Lidhur me seancën e radhës, gjykatësi Shala tha se palët do të njoftohen pas koordinimit rreth datës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Bashkim Kolshit, të cilin e akuzon për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.

Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se i pandehuri Kolshi e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019. Aktakuzën e plotë për këtë rast mund ta lexoni duke klikuar KËTU. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika