Prekazi, adresa e parë e secilit shqiptar në çdo shkurt e nëntor dhe jo vetëm. 16 vjetori i pavarësisë, i solli figurat më të rëndëisshme shtetërore në Kompleksin Adem Jashari.

Tre krerët shtetërorë në mes, e anash ministri I mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së po bënin nderime pranë varrit të familjes madhështore, e pas tyre kishin gjithë kabinetin.

Pos tyre për të nderuar sakrificën e dëshmorëve në Prekza ishin edhe gjithë krerët opozitarë.

Ndërkohë qindra po bëheshin në mesditë, ata që të shtunën erdhën për një përkulje para atyre që shkruan historinë.

Jo vetëm nga Kosova e Shqipëria po ka vizitor që kanë ardhurnga Greqia për të parë Prekazin.
Prindërit të rëndësishme e kanë t’ua mësojnë fëmijëve historinë andaj, brezi i paspavarësisë shfaqen shumë të interesuar që të ia dinë fort mirë rëndësinë e kësaj dite.

Teksa të tjerë në urimin e tyre, kanë edhe thirrje që të rinjët most ë heqin dorë nga Kosova.

Në Prekaz të shtunën ishte edhe ish kreu i OVL-UÇK-së Hysni Gucati.