Në Oklahoma një person ka mbetur i vdekur dhe shtatë të tjerë të plagosur

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një festival ka pasur të shtëna me armë, ku një person ka humbur jetën edhe shtatë të tjerë janë plagosur. Askush deri tani nuk është arrestuar për këtë rast, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve

Të dielën, në një festival në natyrë në Oklahoma Lindore një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave, ndërsa shtatë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dy të mitur ishin në mesin e atyre që u qëlluan në ngjarjen e Ditës së Përkujtimit, rreth 10 milje (16 kilometra) në juglindje të Tulsës, kështu kishte deklaruar Byroja Shtetërore e Hetimit në Oklahoma.

Dëshmitarët kanë thënë se pas mesnate, një debat iu kishte paraprirë të shtënave me armë. Ndërsa, ende askush nuk është arrestuar për këtë rast, transmeton Associated Press (AP).

ilustrimi

Në këtë festival kishin marrë pjesë rreth 1500 njerëz.

“Anëtarët e Zyrës së Sherifit të Qarkut Muskogee kishin qenë, gjithashtu, të pranishëm në ngjarje dhe ua kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve ”, ka deklaruar OSBI.

Megjithatë, nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika