Organizata Syri i Vizionit organizon sot, duke filluar nga ora 10:00, tryezën me temë “Deponia e Mbeturinave në Sferkë të Thatë – Djegia, Menaxhimi, Përgjegjësitë Institucionale, Pasojat dhe Angazhimi i Komunitetit”.
Në këtë aktivitet, që do të mbahet në Hotel Dukagjini në Pejë, do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Tryeza synon të trajtojë çështjet që lidhen me menaxhimin e deponisë, pasojat e djegies së mbeturinave, përgjegjësitë institucionale dhe rolin e komunitetit në adresimin e këtij problemi.