”Në përpjekje për të zbutur tensionet”, të premten Borrell takohet me Kurtin dhe Vuçiqin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do t’i takojë ndaras nesër (e premte) në Paris, kryeministrin e vendit Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.





Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka njoftuar se të premten Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në takime të ndara në Paris.

“Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkruar Stano në Twitter.

Për këtë takim ka folur edhe kryeministri Kurti në një videomesazh në rrjetin social Facebook, para nisjes për në Paris ku po merr pjesë në Forumin e Paqes.

Vlen të theksohet se ai ka treguar që pjesëmarrës në këtë Forum është edhe Vuçiq, gjersa ka shqyrtuar mundësinë e një takimi me të.

Kurti ka thënë se në Paris po shkon me dy propozime – një për kornizën e marrëveshjes dhe tjetri për propozimin franko-gjerman.

“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne”, ka thënë Kurti.

Vuçiq kishte deklaruar se ka anuluar një mori vizitash, përfshirë atë në Katar për nisjen e Kupës së Botës në futboll, për shkak të situatës në vend”, ka shtuar ai, duke treguar se në plan është edhe një bisedë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se është i gatshëm të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, me theks të veçantë te njohja reciproke.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika