Në përvjetorin e pavarësisë, Kurti kujton luftën e lavdishme të ushtarëve të UÇK-së

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku ka kujtuar ushtarët e UÇK-së dhe dëshmorët që u flijuan për lirinë e këtij vendi

Kryeministri i Kosovës, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca solemne për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka kujtuar luftën e lavdishme të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Republika e Kosovës erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe martirve të rënë dhe i secilës jetë të dhënë për lirinë e këtij vendi, siç erdhi edhe nga kontributi i atyre që i drejtuan dhe i zhvilluan proceset politike shtetndërtuese deri në këtë pikë. Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të UÇK-së, që me luftën e tyre të drejtë arritën t’i përfshijnë edhe aleatët ndërkombëtarë që më 1999 na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia pushtuese. Ishin po këta aleatë ndërkombëtarë që më 2008 mbështetën po ata faktorë vendorë”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu, Kurti ka thënë se krijimi i Kosovës ka ardhur pas 666 shekujsh të kaluar nëpër burgje nga mijëra të burgosur politikë, ashtu siç ka ardhur nga të gjithë brezat e mësuesve që edukuan dhe trajnuan të gjithë brezat në frymën e patriotizmit dhe atdhedashurisë.

“Shkurti është muaji me më së paku ditë, por mes tyre ka një ditë që për nga denduria e peshës kombëtare dhe historike ka efekt zgjatues ndaj përjetimit tonë të kësaj periudhe të vitit. Ajo është dita 17 shkurt, ditëlindja e Pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, datat e përvjetorëve të ngjarjeve kyçe si kjo e 17 shkurtit janë stacione ndalimi për reflektim mes disa lloje të kohës.

“Kohëve ditore të asaj kohe të vazhdueshme dhe të përditshme në njërën anë, si dhe të kohëve historike në anën tjetër, të atyre kohëve që dikur ishin të sotme, kurse sot janë të djeshme, ditë të shkuara, por që nuk shqiten nga asnjë ditë të sotme apo të ardhshme”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Kurti e quajti datë historike 17 shkurtin, sepse kontinentit të Evropës iu shtua një vend i ri, dhe botës perëndimore iu shtua edhe një vend ku, sipas tij, vlerat demokratike janë thelbi i çdo kursi politik dhe shoqëror.

“Akti i deklarimit të pavarësisë së Kosovës dhe shpalljes shtet në 2008 shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm në historinë moderne të Kosovës”, ka thënë tutje Kurti.

Ndërkaq, sipas tij, rezultat i këtij kapitulli është vullneti politik i popullit të saj që Kosova të jetë një shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe i pandashëm.

Dhe se ky kapitull, sipas tij, duhet të mbetet i tillë, duke u mbrojtur politikisht dhe duke u forcuar në vazhdimësi nga të gjithë në çdo rast para çdo sfide.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika