Në pikat kufitare në Merdarë e Dheu i Bardhë, pritjet deri në 30 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, mes Kosovës dhe Serbisë, sipas raportit pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Dheun e Bardhë dhe Merdarë

Fotoilustrim

Të hënën e tetë gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Dheun e Bardhë dhe Merdarë.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë nga 20-30 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 200 metra.

Ndërkaq, në pikën kufitare Merdarë, pritjet janë nga 20-30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 150 metra.

Sa i përket pikave të tjera kufitare, pritjet nuk janë të gjata dhe nuk raportohet të ketë kolonë të gjatë të automjeteve.

Njoftimi i MPB

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika