“Ne po festojmë Ditën e Pavarësisë së Ukrainës në Kosovë me ngjarje të shumta të organizuara nga Qeveria e Kosovës”
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se në Kosovë është duke u festuar dita e Pavarësisë së Ukrainës. Kremtimi i kësaj dite, sipas Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, është organizuar nga Qeveria e Kosovës dhe ambasadat e huaja, të cilat veprojnë […]
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se në Kosovë është duke u festuar dita e Pavarësisë së Ukrainës.
Kremtimi i kësaj dite, sipas Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, është organizuar nga Qeveria e Kosovës dhe ambasadat e huaja, të cilat veprojnë në këtë vend së bashku me gazetaret ukrainase.
“Ne po festojmë Ditën e Pavarësisë së Ukrainës në Kosovë me ngjarje të shumta të organizuara nga Qeveria e Kosovës dhe ambasadat e huaja, të cilat veprojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.
Tutje, ata kanë përfunduar duke thënë se do të ketë për përditësime gjatë gjithë ditës për këtë temë dhe kjo është arsyeja pse duhet t’i përcjellim këto ngjarje.
🇺🇦 We are celebrating #Ukraine's Independence Day in Kosovo with numerous events organised by the Government of #Kosovo and foreign embassies.
Follow this thread for updates throughout the day 🧵 pic.twitter.com/JbNInHmi2R
— European Centre for Press and Media Freedom (@ECPMF) August 24, 2023















