Në prag të certifikimit: Konsensusi për zgjidhje të ngërçit konsiderohet vështirë i arritshëm

Por, përkundër se certifikimi është afër, partitë politike vazhdojnë të mos kenë kurrfarë përafrimi që do të shërbente në zgjidhje të ngërçit politik. Duke qenë se palët nuk po lëvizin nga qëndrimet, njohës të punës së Kuvendit dhe çështjeve politike, tani vlerësojnë se më shumë se asnjëherë më parë, mund të shihet në horizont një proces i ri zgjedhor, më së largu kah fundi i muajit nëntor.

Brenda pak ditësh pritet që të fillojë rrjedhja e afateve për formim të institucioneve: konstituim të Kuvendit, zgjedhje të presidentit e formim të Qeverisë.

Megjithatë, në terren vazhdon të mos ketë kurrfarë negociate e as takimi mes partive politike, të cilat vazhdojnë t’i mbajnë qëndrimet e tyre.

Arbërie Nagavci të martën konfirmoi që si Vetëvendosje, fillimisht presin që ta konstituojnë Kuvendin, ta votojnë qeverinë, e pastaj të flasin me partitë tjera, por vetëm për një kandidat konsensual.

Ndërsa në anën tjetër, partitë tjera parlamentare, duke konfirmuar mungesën e takimeve, vazhdojnë të insistojnë që fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje për Presidentin.
Sipas njohësve të punës së Kuvendit, Kushtetuta nuk e specifikon se cila punë duhet të kryhet e para.

“Kushtetuta e as rregullorja nuk kanë dhënë sqarim se si mund të bëhet radhitja e formimit të institucioneve”, deklaroi Vullnet Bugaçku nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Andaj, në një situatë të tillë, ku secila palë këmbëngulë në qëndrimet e tyre, një zgjidhje shihet vështirë e arritshme, gjë që vlerësohet se mund të çojë lehtësisht në një proces të ri zgjedhor.

“Ky është paradoks: nëse i referohemi qëndrimeve publike, të gjitha ishin kundër zgjedhjeve edhe herën e kalume. Por, veprimet quan në zgjedhje të jashtëzakonshme. Aktualisht poashtu nuk shihet asnjë shteg tjetër, pos zgjedhjeve”, u shpreh njohësi i çështjeve politike, Afrim Kasolli.

“Këto shenjat e para të partive politike nuk po japin ndonjë shpresë që mund të arrihet një konsensus, as për president e as një marrëveshje më e madhe”, tha Bugaçku.

Pas certifikimit të rezultatit, Kuvendi do t’i ketë veç 30 ditë kohë për konstituim, punë e cila duhet të kryhet deri kah 8 gushti. Menjëherë pas konstituimit, sipas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses, fillon afati 60 ditor për zgjedhje të Presidentit.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika