Në Prishtinë arrestohen katër të dyshuar për dhunë në familje
Në 24 orët e fundit në Prishtinë janë arrestuar katër burra të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Rastet e dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. “Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit […]
Në 24 orët e fundit në Prishtinë janë arrestuar katër burra të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Rastet e dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Prishtinë / Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Gjithashtu, edhe dy rastet e tjera të ndara janë regjistruar.
“Prishtinë / Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.
“Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.















