Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Më 20 korrik tek “Hani i 2 Robertëve”, në Prishtinë, është hapur ekspozita udhëtuese “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”.

Ekspozita është pjesë e projektit Menaxhimi i Zjarreve në natyrë në Ballkanin Perëndimor (LFMËB) – e zbatuar nga Farmachem dhe e mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Në ekspozitë  do të prezantohen njëzetfotografi të përzgjedhura përmes konkursit publik. Ato dëshmojnë pasojat shkatërruese të zjarreve dhe nevojën urgjente për parandalim.

Çdo imazh bart një mesazh të fuqishëm – nga fushat dhe malet e shkatërruara deri te përpjekjet e pa lodhshme të zjarrfikësve dhe komuniteteve që luftojnë me flakët.

Këto fotografi janë dëshmi e gjallë se një zjarr mund të ndryshojë gjithçka.

Punimet erdhën nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

Ekspozita në Prishtinë do të jetë e hapur për të gjithë vizitorët deri më 2 Gusht!

Një zjarr ndryshon gjithçka.Të mbrojmë Ballkanin Perëndimor nga zjarret në natyrë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika