Në protestat në Tiranë shfaqet edhe flamuri i UÇK-së

Krahas flamujve kombëtarë shqiptarë, në protestat që po zhvillohen në Tiranë është parë edhe prania e simboleve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protestat në kryeqytetin shqiptar kanë vijuar edhe sot, ndërsa mijëra studentë dhe qytetarë kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe gjendjes në arsim.

Sipas raportimeve mediatike, protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje me Policinë, ndërsa demonstruesit kanë kërkuar ndryshime dhe më shumë përgjegjësi nga institucionet.

Prania e flamurit të UÇK-së në protestë sjell në vëmendje edhe simbolikën e luftës çlirimtare të Kosovës, megjithëse nuk është e qartë se kush ishte personi që kishte flamurin e UÇK-së dhe çfarë mesazhi synon të përcjellë në kuadër të protestës. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika