Në Rahovec, Shejh Besim Shehu dhe Shejh Mehdi Shehu shprehin mbështetje për Marshin për Liri

Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka zhvilluar një takim në Rahovec me Shejh Besim Shehun dhe Shejh Mehdi Shehun, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për Marshin për Liri.

Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e organizimit dhe mesazhin e përbashkët në mbështetje të çlirimtarëve.

“Gjatë këtij takimi biseduam për rëndësinë e Marshit për Liri dhe për mesazhin e përbashkët të mbështetjes për çlirimtarët”, është bërë e ditur nga platforma “Liria Ka Emër”.

Nga platforma kanë shprehur mirënjohje për pritjen dhe mbështetjen e dhënë nga Shejh Besim Shehu dhe Shejh Mehdi Shehu.

“Falënderojmë Shejh Besim Shehun dhe Shejh Mehdi Shehun për pritjen, mirëkuptimin dhe mbështetjen”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, “Liria Ka Emër” ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të fundit nga rubrika