Në rajonin e Prishtinës shqiptohen mbi 14 mijë gjoba në trafik vetëm për muajin korrik
Policia e rajonit të Prishtinës e ka shtuar dinamikën e veprimeve dhe masave të ndërmarra me qëllim të përmirësimit të “treguesve të sigurisë rrugore dhe uljes së numrit të kundërvajtjeve në trafik”. Vetëm për muajin korrik, sipas policisë, janë shqiptuar në rajonin e Prishtinës mbi 14 mijë masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun […]
Policia e rajonit të Prishtinës e ka shtuar dinamikën e veprimeve dhe masave të ndërmarra me qëllim të përmirësimit të “treguesve të sigurisë rrugore dhe uljes së numrit të kundërvajtjeve në trafik”.
Vetëm për muajin korrik, sipas policisë, janë shqiptuar në rajonin e Prishtinës mbi 14 mijë masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.
Masat dhe gjobat e policisë për muajin korrik janë:
Tejkalim i shpejtësisë, 4082 gjoba.
– Parking i parregullt, 3019 gjoba.
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 1172 gjoba.
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 907 gjoba.
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 321 gjoba.
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 285 gjoba.
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 280 gjoba.
– Tejkalim në vijë të plotë, 48 gjoba.
– Drejtimi i motoçikletës -pa patentë shofer, 25 gjoba.
– Motoçikleta të larguara nga komunikacioni 18.
– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim, 14 gjoba.
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 5 gjoba.
– Të tjera , 3851.
Për kundërvajtjet më të rënda janë shqiptuar edhe:
– 124 masa administrative, shqiptimi i masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit
me veprim motorik– marrja e përkohshme e patentë shoferit.
– 112 masa administrative, vazhdim i masës mbrojtëse.
– 72 masa administrative, shqiptimi i masave mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, marrja e përkohshme e patentë shoferit të huaj.















