Në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale ka nisur dëshminë Doug Young, dëshmitar ndërkombëtar i Prokurorisë së Specializuar, i 25-ti me radhë.
Young i cili është ish-oficer i ushtrisë britanike, kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të Misionit Vëzhgues Diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar e më pas edhe në misionin e OSBE-së, për t’u kthyer edhe njëherë në Kosovë pas luftës si pjesë e KFOR-it, në kuadër të së cilit mision, siç deklaroi Young në krye të herës ka ndihmuar në krijimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Douglas Young, sipas Prokurores Deborah Mayer ka bashkëpunuar me UÇK-në për gjetjen e personave të rrëmbyer nga UÇK-ja dhe kthimin e tyre.
Ky dëshmitar është i treti ndërkombëtar i ZPS-së, pas këshilltarit dhe ish raportuesit të Humans Right Watch, Frederick Abrahams dhe ish-oficerit britanik të inteligjencës, Frank Ledwidge të cilët po ashtu kanë dëshmuar në seanca të hapura për publikun.
Dëshmia e Young pritet të zgjasë së paku edhe të enjten, pas përfundimit të pyetjeve rreth 1 orë nga Prokurorja Mayer dhe kundërpyetjeve nga ekipet mbrojtëse në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”/KlanKosova