Në rend dite në Kuvend edhe marrëveshja për Bordin e Paqes

Kuvendi i Kosovës ka vendosur që në rendin e ditës së seancës së sotme të përfshihet çështja e anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes, me 94 vota për dhe asnjë kundër.

Ky propozim, i ardhur nga partia në pushtet, mori mbështetjen edhe të opozitës, duke hapur rrugën që projektligji përkatës të shqyrtohet gjatë seancës plenare.

Ndërkohë, disa propozime të tjera nuk arritën të kalojnë. Deputetët nuk e mbështetën futjen në rend dite të projektligjit për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe disa projektligje të tjera të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nga radhët e opozitës, deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, theksoi se mbështesin përfshirjen e Bordit të Paqes në rend dite, por kundërshtojnë trajtimin e projektligjeve që nuk kanë kaluar procedurat e nevojshme parlamentare.

Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, e cila deklaroi se nuk mund të përkrahen projektligjet që nuk kanë kaluar në lexim të dytë në komisionet përkatëse.

Nga ana tjetër, shumica parlamentare e arsyetoi urgjencën për futjen e disa projektligjeve me situatën aktuale politike.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se nevoja për trajtim të shpejtë lidhet edhe me afatet kushtetuese, pasi Kuvendi mund të shpërndahet automatikisht nëse deri më 28 prill nuk zgjidhet presidenti.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika