Në samitin e radhës të G7 do të diskutohen problemet globale

Në samitin e radhës të G7 që do të mbahet gjatë vitit 2022 do të diskutohen sitatat kyçe që njerëzimi është duke u përballur, duke filluar nga pandemia e vazhdueshme deri te kriza e mundshme e urisë

G7

Problemet e thatësirave, të korrave të këqija, pandemia e vazhdueshme e koronës dhe kriza e mundshme e urisë janë në në qendër të takimit të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

Në samitin e G7-së do të diskutohet për kriza të mëdha. Përveç Gjermanisë, grupi i G7-së përfshin Francën, Italinë, Japoninë, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Në këtë samit janë ftuar edhe, India, Afrika e Jugut, Senegali, Indonezia dhe Argjentina.

Në këtë samit mund të përcaktohen drejtime udhëzuese vendimtare për samitin e G20-së dhe konferencën e ardhshme të OKB-së për klimën. Të dyja do të zhvillohen në nëntor.

“G7 është ndoshta i vetmi forum shumëpalësh, mbirajonal që vazhdon të mbetet i aftë për të vepruar tani që në Ukrainë kemi luftë. Kjo është arsyeja pse G7 ka një rëndësi të veçantë këtë vit, gjithashtu si një koalicion i vendeve më të rëndësishme donatore”, ka thënë drejtoresha për Gjermaninë e Global Citizen, një organizatë që punon për të luftuar varfërinë ekstreme, Friederike Meister.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika