Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari i 82-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari është duke u dëgjuar e tëra në sesion privat dhe se gjatë seancës nuk u lexua ndonjë përmbledhje për atë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, pasi u kthye trupi gjykues në sallë, kaluan në sesion privat me arsyetimin për të diskutuar për një çështje dhe seanca nuk u hap më.

Se dëshmia e këtij dëshmitari ka filluar të dëgjohet, është bërë e ditur përmes një njoftimi të DhSK-së.