Në shkurt hapet afati për aplikimin për subvencionim në bujqësi

Përpos kulturave tjera bujqësore, këtë vit Ministria e Bujqësisë ka futur në program edhe subvencionimin e gështenjës, farës së grurit si dhe lulediellit. Bujku vushtrrias, Burim Pllana, ndonëse do të dëshironte edhe më shumë rritje të vlerës së subvencionimit, e vlerëson të kënaqshme ndihmën. Nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte - Subvencione 2023, do të hapet në muajin shkurt

Ilustrim

Rreth 200 tonë lakër, prodhim vendor të gatshme për treg. Edhe sasia e qepës, e prodhuar në Vushtrrisë i afrohet 150 tonëshit.

Përpos mundit fizik, deri në tryezën e ushqimit, kultivimi është rrugëtim i gjatë e kosto e lartë.

“Te lakra çepa mundet me qenë 3000-3500 euro me plehërim me krejt këto. Ndërsa tek lakra kosto për një hektar tokë mundet me qenë deri në 3000 euro. Tek brokolli qashtu rreth 3000, te lulelakra mundet me qenë më shtrenjt diku 3500 euro”, ka thënë bujku nga Vushtrria, Burim Pllani.

Puna e bujkut vushtrrias, Burim Pllana nuk përfundon me kaq. Në rreth 10 hektarë tokë, rezultati është ky që shihet, mijëra tonë patate.

“Tash i kam rreth 200 tonë patate, diku 7 hektarë e gjysmë i kam mbjellë. Shpenzimet patatja i ka pak më të mëdha se këto të tjerat kultura. Diku për me e mbjellë një hektar kushton diku 4500 euro”, ka shtuar Pllani.

Për kulturën e patates Pllana e secili bujk në Kosovë është subvencionuar me nga 654 euro për hektar. Edhe për perimet në sipërfaqe të hapur, Ministria e Bujqësisë ka ndarë nga 554 euro për hektar. Përkundër se nuk i përmbushë të gjitha nevoja, Pllana thotë se ndihma është e kënaqshme.

Me Programin për Pagesa Direkte Subvencione 2023, do të zgjatet dora e ndihmës edhe për kultura tjera bujqësore.

“Risi, programi për pagesa direkte këtë viti ka subvencionimin e gështenjave me 504 euro për hektar, subvncionimin e farës së grurit me 614 euro për hektar dhe subvencionimin e lulediellit me 454 euro për hektar”, ka thënë Flutur Mustafa nga ministria e Bujqësisë.

Përpos subvencionimit bujqit do të kursehen edhe në një formë tjetër, nuk do të kenë më nevojë për vërtetimin e deklaratës nën betim tek noteri.

Shefa e Kabinetit dhe Zëdhënësja në Ministrinë e Bujqësisë, Flutur Mustafa tregon se afati për aplikim do të hapet shumë shpejt.

“Aplikimi do të hapet 28 ditë pune nënshkrimit të programit nga ministri, e që i bie gjatë muajit shkurt dhe rrjedhimisht nëse aplikon në shkurt atëherë kontroll administrative. Pra aplimi zgjatë 30 ditë, konotrolla administrative merr kohën e vet, kontrolla në terren edhe bujqit këtë vit do t’i marrim pagesat shumë më heret sesa asnjëherë”, ka shtuar Mustafa.

Ajo tregon se këtë vit për herë të parë, bëhet subvencionimin i zogjve për mish apo broilerëve me 0.20€ për zog. Për çdo dyshim apo fakte për parregullsi, Mustafa inkurajon që rastet të denoncohen në Prokurori.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika