Në shtator pritet që Kosova të bëhet me Ligjin për Fondin Sovran

Ligji për Fondin Sovran pritet që të shkojë në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor.

Mentor Hyseni, udhëheqës i ekipit të ekspertëve të fushës së ekonomisë në Fondin Sovran, tha se në shtator pritet që Kosova të bëhet me këtë Ligj.

“Grupi për draftimin e koncept-dokumentit ka hartuar dokumentin për Fondin Sovran, është aprovuar në Qeveri, u caktua koordinatori, grupi i ekspertëve, është draftuar ligji, ka dalë në konsultim publik, është bërë lansimi dhe tani do të shkojë në Kuvend, nëpër grupe parlamentare, dhe mandej do të kalojë në seancë plenare” – tha Hyseni në emisionin “Kallxo Përnime”.

Çka është Fondi Sovran?

Fondi Sovran është shuma e mjeteve monetare që krijon Qeveria për qëllime të investimeve. Këto mjete monetare zakonisht mblidhen nga surpluset e rezervave, nga shitja e resurseve natyrore, nga privatizimet etj. Diçka e tillë ekziston në Norvegji, në Singapor, në Kuvajt etj.

Mentor Hyseni në “Kallxo Përnime”, ku po diskutohet rreth këtij Fondi, tha se po bëhet një reformë ekonomike në vend.

“Në parim do të racionalizohen ndërmarrjet publike, shteti do të konsiderojë investime kapitale në ekonominë sektoriale” – ka thënë Hyseni.

Ky Fond ka qenë premtim i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.

“Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri, do t’i japë jetë të re aseteve që qëndrojnë të nënshfrytëzuara në AKP, do t’i japë një shtytje dhe orientim të ri ekonomisë së Kosovës. Fondi pritet që të kryejë jo vetëm një rol mbikëqyrës të aseteve të Kosovës” – kishte thënë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, kur ishte miratuar koncept dokumenti për Fondin Sovran.

Hyseni ka shtuar se Fondi Sovran do të regjistrohet si shoqëri aksionare.

“Republika e Kosovës është aksionari kryesor që përfaqësohet prej Kuvendit, i cili përzgjedh bordin e Fondit, ruan të drejtën edhe të shkarkimit, por edhe mbikqyr edhe zhvillimin e tij dhe implementimin e strategjisë, të cilën e bën Fondi” – theksoi ai./kallxo.com

Shija e redaktorit

Tenori Ramë Lahaj do të sjellë në Kosovë yjet e...

Festivali “RLIOF” në edicionin e tretë do të sjellë në Prishtinë yjet e operës botërore, këtë e ka bërë të ditur tenori me famë...

Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë

Këngëtarët e njohur, Ricky Martin dhe Enrique Iglesias, do të performojnë në Tiranë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Enrique...

Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”. Osmani ka thënë se me veprat shkrimtari Kadare...

Të fundit nga rubrika