Në shtëpi iu gjetën armë e unfiroma ushtarake nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Masakrën e Kalludrës

Nenad Rashkoviq, serb nga veriu i Kosovës, ka pretenduar se gjatë një kontrolli në pronën e tij, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Megjithatë, sipas burimeve të Dukagjinit brenda organeve të sigurisë, kontrolli në pronën e Rashkoviqit lidhet me dyshime të tjera që po hetohen nga autoritetet.

Burimet bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime të bazuara se Rashkoviq mund të ketë fshehur një armë që dyshohet se është përdorur në vrasjen e shqiptarëve në Kalludër dhe Jabukë gjatë luftës së vitit 1999.

Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për një armë të tipit kallashnikov, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse ajo mund të ketë lidhje me krimet që po hetohen aktualisht në këtë zonë.

Gjatë kontrollit në pronën e tij zyrtarët kanë gjetur edhe uniforma ushtarake, të cilat janë sekuestruar.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të zhvilluar të martën në pronën e Rashkoviqit, Policia e Kosovës ka gjetur një tjetër armë, një pushkë joautomatike.

Shtëpia e tij ndodhet në afërsi të dy lokacioneve ku ditëve të fundit janë zbuluar mbetje mortore që dyshohet se lidhen me krimet e luftës në Kalludër të Vogël dhe Jabukë.

Sipas të dhënave të siguruara nga Dukagjini, distanca nga prona e Rashkoviqit deri te njëri prej lokacioneve ku dyshohet se janë fshehur trupat e shqiptarëve të ekzekutuar gjatë luftës është rreth 800 metra.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se gjatë kontrollit policor, zyrtarët kanë hasur në rezistencën e Rashkoviqit.

Zhvillimet e fundit në këtë zonë lidhen me hetimet për një prej rasteve më të rënda të krimeve të luftës në veri të Kosovës.

Pas arrestimit të Momir Jakshiqit dhe Miljko Bivasit, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e strukturave të “Mbrojtjes Territoriale”, hetuesit kanë arritur të lokalizojnë një zonë në Kalludër të Vogël ku dyshohet se janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë në vitin 1999.

Dy të arrestuarit dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në këto struktura, njëri si pjesëtar dhe tjetri në pozitën e komandantit.

Pas arrestimeve, ekipet e hetimeve për krime lufte, së bashku me ekspertët forenzikë, kanë nisur kërkimet në zonën e dyshuar për varrezë masive.

Në këtë lokacion dyshohet se janë varrosur 23 anëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve” nga Mitrovica, të cilët ishin zhdukur më 19 prill 1999, derisa po udhëtonin në drejtim të Malit të Zi.

Hetimet për rastin po zhvillohen në disa lokacione të veriut të Kosovës.

Varrezë masive në Zubin Potok, dyshohet se bëhet fjalë për “Grupin e Intelektualëve”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika