“Në takim me KFOR-in u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë”
Komandanti i Forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajori Angelo Michele Ristuccia, është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim sipas komunikatës së qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti së bashku me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë […]





Komandanti i Forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajori Angelo Michele Ristuccia, është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë takim sipas komunikatës së qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti së bashku me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë diskutuar për situatën në Kosovë.
“Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.

Kurti e ka falënderuar Gjeneralmajorin Ristuccia për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.




















