Në takimet e Osmanit në SHBA, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të enjten është pritur në takim nga lideri i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve, dhe me anëtarët e kongresit amerikanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Osmani, ka takuar liderin e shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bshkuara të Amerikës, kongresistin Darrell Issa dhe bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kongresin Amerikan.

Në takimin me kongresistin Issa, Osmani ka deklaruar se është diskutuar për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Presidentja Vjosa Osmani në takim me kongresistin Darrell Issa

Presidentja Osmani e ka falënderuar kongresistin Issa, duke thënë që është një zë i rëndësishëm në përkrahje të Kosovës, i cili sipas saj ka potencuar fushat e ndryshme të interesit të dyanshëm ku mund të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave është takuar nga lideri i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresisti Steny Hoyer, dhe bashkudhëheqësit e komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, senatori Ben Cardin dhe kongresisti Steve Cohen.

Sipas njoftimit të Presidencës, kongresisti Hoyer, e ka siguruar Presidenten Osmani që Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e fuqishme amerikane.

Presidentja Vjosa Osmani në takim me kongresistin Steny Hoyer
Gjatë takimit me Senatorin Chuck Schumer, Presidentja Osmani ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidentja Osmani dhe Senatori Chuck Schumer
Presidentja Osmani, ka falënderuar Senatorin Schumer për kontributin e tij të deritanishëm ndaj Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes amerikane për Kosovën në këtë kohë sfiduese për kontinentin tonë.
Në takim me senatorin Ben Cardin, dhe kongresistin Steve Cohen, bashkudhëheqës të Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Osmani ka diskutuar për sigurinë në kontinentin tonë, si dhe “ndikimin malinj” të Rusisë dhe nevojën që SHBA të jetë sa më shumë prezente në rajonin tonë.
Ben Cardin dhe Vjosa Osmani

Siç është njoftuar nga Presidenca, Osmani ka falënderuar kryetaren Nancy Pelosi-n për mbështetjen e saj ndaj Kosovës për dekada me radhë, e sidomos në kohën kur Kosova kishte më së shumti nevojë përgjatë procesit të arritjes së lirisë e shtetësisë.

Nancy Pelosi dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika