Në tetor në Kosovë pritet të organizohet një konferencë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot presidentin e Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Dr. Jacques Marion. Kryeministri u njoftua nga Marion për planet e Federatës për organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor, në tetor të këtij viti, pikërisht në Prishtinë. Me këtë rast, Marion i […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot presidentin e Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Dr. Jacques Marion.
Kryeministri u njoftua nga Marion për planet e Federatës për organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor, në tetor të këtij viti, pikërisht në Prishtinë.
Me këtë rast, Marion i dorëzoi kryeministrit ftesën për të qenë pjesë e kësaj konference, si mysafir nderi dhe folës.
Gjatë bisedës, u diskutua edhe rreth politikave sociale dhe të punësimit të Qeverisë, që për synim kanë ngritjen e mirëqenies së gjithmbarshme, gjithëpërfshirjen, si dhe rreth aktiviteteve dhe misionit të Federatës së Paqes Universale.
Kryeministri Kurti vuri theksin te përfundimi me sukses i procesit të regjistrimit të popullsisë, te rëndësia e përpunimit të të dhënave të grumbulluara dhe rolit që ato do të luajnë në hartimin e politikave dhe strategjive për dekadën që kemi përpara.
“Gjithashtu, numëroi masat dhe programet mbështetëse për komunitetet joshumicë, që përfshijnë fondin 3 milionësh për ndërmarrës të rinj dhe organizata joqeveritare dhe programin e përbashkët me UNICEF-in për punë praktike për të rinjtë mes moshës 16-24 vjeç, prej të cilëve deri më tani 15% të përfituesve janë nga komunitetet joshumicë,” njofton Zyra e Kryeministrit.















