“Ne theksuam se 24/9 duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm”
I Dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se ai së bashku me emisarët e tjerë Perëndimor ka kërkuar që sulmi terrorist i Banjskës të hetohet plotësisht. Sipas Lajçakut për emisarët Perëndimor në mënyrë urgjente duhet të bëhet de-përshkallëzimi dhe normalizimi marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. […]
I Dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se ai së bashku me emisarët e tjerë Perëndimor ka kërkuar që sulmi terrorist i Banjskës të hetohet plotësisht.
Sipas Lajçakut për emisarët Perëndimor në mënyrë urgjente duhet të bëhet de-përshkallëzimi dhe normalizimi marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne theksuam se 24/9 duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ai ka thënë e Pesëshja madhe ka kërkuar që marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbatohen.
“Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka përfunduar Lajçak.
Travelled with 🇩🇪🇫🇷🇮🇹🇺🇸 for important and substantive discussions with PM @albinkurti and @predsednikrs. We stressed that 24/9 must be fully investigated and that de-escalation and normalisation are urgently needed. We expect both to fully meet their Dialogue obligations. pic.twitter.com/w4r7YESTwi
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 21, 2023















