Në Turqi po vijon të kryesojë Erdogan

Në Turqi po vijon të kryesojë presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan. Sipas rezultateve preliminare, Erdogan ka arritur të sigurojë 51.56 për qind të votave

Foto nga AA

Nga 61 për qind të votave të numëruara, në Turqi po vijon të kryesojë presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas rezultateve preliminare, Erdogan ka arritur të sigurojë 51.56 për qind të votave.

Në anën tjetër, kandidati i opozitës së bashkuar, njëkohësisht aleati kryesor i Erdoganit, Kemal Kiliçdaroglu, ka shënuar një rritje, i cili ka arritur të ngushtojë rezultatin duke siguruar 42.61 për qind të votave.

Në këto rezultate preliminare, i treti në radhë është renditur kandidati Sinan Ogan, duke siguruar 5.32 për qind të votave.

Ndërkaq, kandidati Muharrem Ince, ka arritur të marrë 0.51 për qind të votave apo 165 mijë e 804 vota.

Aktualisht, janë 32 milionë e 757 mijë e 966 vota të shfrytëzuara, ku prej tyre janë 32 milionë e 198 mijë e 346 vota të vlefshme.

Sipas rezultateve preliminare, dalja në votim konsiderohet të jetë 88.47 për qind.

Po ashtu janë 191 mijë e 214 kuti votimi në 1 mijë e 94 komitete zgjedhore në të gjithë Turqinë.

Në zgjedhjet e vitit 2018, pjesëmarrja në Turqi ishte mbi 86%, ndërsa jashtë saj ishte rreth 50%.

Me rreth 53%, Erdogani fitoi presidencën në raundin e parë në 2018 dhe aleanca e tij elektorale mori pothuajse 54% të votave të vlefshme në Turqi. Jashtë vendit, Erdogani dhe aleanca e tij elektorale kanë pasur më shumë sukses, të dy duke fituar më shumë se 60% në mesin e turqve që jetojnë jashtë vendit.

Në Turqi ëhstë votuar të dielën për një parlament dhe president të ri.

Pas 20 vitesh, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan nuk është favorit i qartë në garë. Sipas sondazheve, edhe aleanca e tij elektorale është prapa aleancës së opozitës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika