Në vikend, Prishtina mbyll rrugët me rastin e “Festivalit të Pranverës”

Aktiviteti që synon krijimin e një kulture transporti urban të menduar, pritet të zhvillohet gjatë vikendit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 21 dhe 22 maj, pjesa qendrore pranë katedrales “Nënë Tereza” do të mbyllet me rastin e Festivalit të Pranverës.

Hapësira e mbyllur e rrugës “Xhorxh Bush” do të shëndrrohet në hapsirë të komunitetit e cila do të përfshijë rekreacion, muzikë dhe art të demostruar në pjesën kryesore të qytetit.

Kjo kauzë ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë përmes zgjidhjeve kreative ekomobile të cilat u ofrojnë mundësi qytetarëve të përjetojnë udhëtimin përmes transportit alternativ të integruar gjithëpërfshirës e të shëndetshëm.

Rruga ‘Xhorxh Bush’, duke vazhduar në drejtim të Bankës Qendrore Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës, pritet të jenë të mbyllura nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 21:00.

Të njëjtin bllokim, e ka paralajmëruar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Festivali i Pranverës” do të vazhdojë të organizohet në edicione çdo vit.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika