Në WhatsApp së shpejti do të mund t’i dërgoni vetes mesazhe

WhatsApp do të sjellë shumë shpejt një risi, që përdoruesit do të mund t’i dërgojnë mesazhe vetes, një gjë të tillë, nuk ka qenë e mundur ta bëjnë deri sot, megjithatë kjo e re pritet të hyjë në funksion së pari te telefonët e tipit Android

Ilustrim

Sipas raportit të WABetalnfo, WhatsApp-i po teston një veçori që t’i lejojë përdoruesit t’i dërgojnë vetes mesazhe në një mënyrë më të lehtë. Disa përdorues pëlqejnë ta bëjnë këtë, për t’i kujtuar diçka vetes apo për të ruajtur të dhëna të rëndësishme.

Aktualisht, ju mund t’i dërgoni mesazhe vetes në këtë rrjet social, duke përdorur ëa.me apo duke krijuar një grup me anëtar të njohur. Por, tashmë do të ketë edhe mënyra të tjera për të bërë diçka të tillë.

Dërgimi i mesazheve te vetja do të bëhet përmes opsionit “Message yourself”, dhe pastaj do të hapet një opsion i quajtur “Me”, në të cilin, përdoruesit do të mund t’i dërgojnë mesazhe vetes.

Ilustrim

Kjo pritet të ndodhë shumë shpejt në telefonat e tipit Android, pastaj të tjerët me radhë.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika