Pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, të premten në xhamitë e Kosovës do të ligjërohet kundër dhunës ndaj grave.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot, në të gjitha xhamitë anekënd Kosovës, në hytben e xhumasë, do të ligjërohet tema ‘Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës’”, thuhet në njoftim.

I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares gjendet akoma në arrati.

Krahas këtij rasti, javën e kaluar, një gruja 63-vjeçare u privua nga jeta me sëpatë nga bashkëshorti i saj, i cili më vonë, ishte vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.