Në Zubin Potok ende askush nuk ka votuar, por nuk ka edhe asnjë monitorues nga partitë politike

Kryesuesi i komisionit zgjedhor në Komunën e Zubin Potokut, Ferid Shabani, ka thënë se deri më tani në njërën nga qendrat e improvizuara të vendvotimit në këtë komunë ende nuk ka votuar askush. Ai ka shtuar se në këtë qendër nuk ka asnjë monitorues nga partitë politike

Kryesuesi i komisionit zgjedhor në Komunën e Zubin Potokut, Ferid Shabani, është pyetur nga gazetarët se “a ka ndonjë person që ka ardhur për të votuar?” Ai është përgjigjur shkurt, duke thënë “jo, ende akoma”.

Më tutje, ai ka treguar se si kryesues i kësaj qendre pret që votuesit ta shfrytëzojnë “mundësinë e dhënë qoftë edhe në këto kushte të jashtëzakonshme. Shpresoj që votuesit të përgjigjen pozitivisht”.

Sipas tij, ai pret që të dalin rreth 8 për qind e votueseve nga numri i përgjithshëm prej 4 mijë e 111 votues që i ka komuna e Zubin Potokut.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për situatën e sigurisë. Sipas tij, çdo gjë është në rregull dhe shpreson që të shkojë kështu deri në fund.

Gazetari i RTV Dukagjini, Liridon Llozani, e ka pyetur se a ka ndonjë qytetar serb që është vëzhgues në këtë pikë të vendvotimit?

“Në këtë vendvotim nuk ka, ndërsa në qendrat tjera të votimit ka”, është përgjigjur ai. “Në këtë vendvotim nuk ka asnjë përfaqësues të asnjë subjekti politik”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika