Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA.

Në një letër për stafin, drejtori i lajmeve për SHBA, Josh Hoffner ka lavdëruar punën e Qenës, thuhet në një postim të AGK-së në Facebook.

“Ai ka shkëlqyer në çdo rol që ka mbajtur — shumë prej tyre në kushte jashtëzakonisht sfiduese: ka qenë producent i lartë për Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor; menaxher i fundjavës për SHBA-në; korrespondent dhe producent në Kosovë; si dhe ka pasur disa angazhime në Ukrainë gjatë konfliktit të vitit 2014 dhe së fundmi gjatë luftës atje. Kohët e fundit, ai ka shërbyer si zëvendës i përkohshëm në SHBA, duke udhëhequr mbulimin e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme, si zjarret në Los Anxhelos dhe sulmet terroriste në Nju Orleans. Ai pati një ndikim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, dhe jemi të entuziazmuar që do të marrë përsipër këtë sfidë të re,” ka shkruar ai.

Qena ka nisur karrierën si gazetar në “Koha Ditore”, për të cilën ka raportuar gjatë kohës së luftës në Kosovë. Pas luftës, ka punuar për disa vite në RTK, para se t’i bashkohet AP-së, ku ka shërbyer në disa role udhëheqëse duke përfshirë në Evropë, Jerusalem, dhe tani është i vendosur në Uashington.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika