Nedim Bajrami pritet të largohet nga Skocia
Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami pritet të largohet nga kampionati skocez në përfundim të këtij sezoni, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij. E ardhmja e Bajramit duket se lidhet sërish me Italinë, ku nuk mungojnë interesimet si nga skuadra të Serie A, ashtu edhe nga ato të Serie B. Megjithatë, vendimi […]
Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami pritet të largohet nga kampionati skocez në përfundim të këtij sezoni, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.
E ardhmja e Bajramit duket se lidhet sërish me Italinë, ku nuk mungojnë interesimet si nga skuadra të Serie A, ashtu edhe nga ato të Serie B. Megjithatë, vendimi final për destinacionin e tij do të varet kryesisht nga ofertat konkrete që do të mbërrijnë në drejtim të lojtarit.
Përveç Italisë, një tjetër opsion i mundshëm për mesfushorin mbetet edhe tregu turk, i cili konsiderohet një alternativë serioze në këtë fazë të merkatos.
Në çdo rast, një gjë është e sigurt: aventura e Nedim Bajramit në Skoci do të përfundojë me mbylljen e këtij sezoni, duke hapur rrugën për një kapitull të ri në karrierën e tij.















