“Nën sulme e granatime kam bartur bukë për ushtarët e UÇK-së”, Molliqaj tregon për kohën e luftës

Në emisionin "Reload" të Dukagjinit, Dardan Molliqaj, lideri i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka ndarë detaje nga fëmijëria e tij gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai ka rrëfyer se si, si një fëmijë i frymëzuar nga babai i tij, ka shfaqur interes për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Dardan Molliqaj, PSD

I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në emisionin “Reload” të Dukagjinit ka treguar për fëmijërinë e tij gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ai ka treguar se si fëmijë, i inspiruar nga babai i tij, ka qenë i interesuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjithashtu, ai në “Reload” ka kujtuar një moment kur ishte gëzuar, pasi kishte parë për herë të parë emblemën dhe uniformat e UÇK-së.

“Pastaj ka shkuar (babai) në Gllogjan dhe ku është kthyer më ka treguar detaje që unë si fëmijë më intresojshin shumë, për shkak të prindit… dhe tani kam qenë i kyçur në çdo takim që është mbajtur në shtëpinë tonë të babës me shokët e fshatit, ku menjëherë me datën 29 kanë shkuar me marrë armatim në Shqipëri… dhe kur është kthyer pas dy ose tri ditësh më ka cuar prej gjumit, e ka ditur që kam qejf dhe më ka çuar në katin e dytë ku ka qenë një dhomë e parregulluar dhe m’i ka treguar armët dhe teshat, e u pata gëzuar shumë…aty i pata parë për herë të parë teshat e UÇK, emblemën dhe armët, dhe prej atij momenti kam qenë i përfshirë qind për qind”, ka treguar Molliqaj.

Molliaj ka treguar se gjatë kohës së luftës ka bartur bukë për disa pjesëtarë të UÇK-së.

“Në periudha të ndryshme kam bërë sende për ushtrinë para shtatorit të ’98 të Beleg mbetën 7 deri 11 veta që bënin roje, unë prej fshatit Llukë çdo mëngjes me biçikletë kam çuar bukët atje. Dhe shpesh gjatë shkuarjes ka pasur granatime të fuqishme ose sulme, ku kam mbetur nëpër kanale të ndryshme. Dhe prej qejfit të madh më lejojshin të flejë aty, në pikë dhe më lejoshin me bë roje natën me një ose dy ushtarë dhe shkoi tu u rritë kjo deri pas lufte”, ka shtuar Molliqaj.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika