Nën uniformën e UÇK-së, Nusret Pllana informonte shqiptarët gjatë luftës
Uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk e hoqi asnjëherë gjatë 1999. Nusret Pllana ishte zëri i parë i UÇK-së, ndërmjet frekuencave të Radio Kosovës së Lirë. Ai thotë se uniformën e Ushtrisë, e kishte dhuratë nga komandati i tij dhe se nuk e kishte hequr nga trupi deri në qlirimin e Kosovës. “E kam […]
Uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk e hoqi asnjëherë gjatë 1999.
Nusret Pllana ishte zëri i parë i UÇK-së, ndërmjet frekuencave të Radio Kosovës së Lirë. Ai thotë se uniformën e Ushtrisë, e kishte dhuratë nga komandati i tij dhe se nuk e kishte hequr nga trupi deri në qlirimin e Kosovës.
“E kam pasur dhurarë nga komandati im atë uniformë, më të bukurën në botë, që atë ndjenjë të respektit dhe krenarisë së komandatit, kur ma dhuroj në qershor të 1998, atë uniformë nuk e kam hequr deri kur ka përfunduar lufta Çlirimtare e UÇK-së, dhe ajo gjenocidale e Serbisë, kështu që e kam bart me krenari deri në qershor të 1999,” tha Nusret Pllana – Ish pjestarë i UÇK-së.
Pllana tek kujton 24 marsin e 1999, thotë se kjo datë mbetet historike për popullin e Kosovës, por se pas nisjes së bombardimeve, nisi edhe dhimbja për qytetarët e Kosovës.
“Na kujton edhe dhimbjen edhe krenarin sepse fillimit të bombardimeve të NATO-s, mbi caqet serbe gjithandej Serbisë barbare dhe Jugosllavisë, filluan krimet, masakrat dhe gjenocidi, ane kënd trojeve tona të Kosovës, kjo datë do të mbetet historike për popullin tonë,” shtoi Pllana.
Ai rrëfen se redaksia e Radio Kosovës së Lirë, ishte cak i sulmeve nga serbët, cka u detyruan që të zhvendosen në një bunker, për të vazhduar me punën e tyre për dhënien e informacioneve tek qytetarët.
“Vetëm edhe me 28 mars e kemi dhënë një program e kemi transmetuar programin e Radio Kosova e Lire, dhe e kemi ndërprerë për nje javë derisa e kemi ndërtuar një bunker të sofistikuar në maje të Ballanikut, në malet e Berishës dhe prej 8 prill 1999, e deri më 21 qershor 1999, kur definitivisht kapitullon Serbia Fashiste, mua më ra hise të japim lajmet nga bunkeri i Radio Kosova e lire,” përfundoi Pllana.
Ne shenjë nderimi për NATO-n dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Pllana në këtë datë historike ka promovuar në Gjermani, librin e titulluar Intervenimi i NATO-s në Kosovë.















