Nëna e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradë: Ishte refugjate në Kosovë, e prisnim të vinte në shtëpi në mars

"Vajza ime ishte në Kosovë, sepse ka luftë në Ukrainë. Ajo ishte atje si refugjate dhe aplikoi për shtetësi"

Natasha Kozij, nëna e 23-vjeçares, e cila u gjend e vdekur në skaj të rrugës në autostradën “Arben Xhaferi”, ka thënë se vajza e saj kishte ardhur në Kosovë si refugjate, për shkak të luftës në Ukrainë.

Në një bisedë për Telegrafin, ajo ka theksuar se Olena kishte aplikuar edhe për dokumente të shtetësisë së Kosovës.

“Vajza ime ishte në Kosovë, sepse ka luftë në Ukrainë. Ajo ishte atje si refugjate dhe aplikoi për shtetësi. Ajo ka marrë të gjitha dokumentet për të jetuar ligjërisht në Kosovë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse gjatë komunikimit me të bijën ka kuptuar ndonjë shqetësim, ajo tha se ajo kishte humor të mirë dhe se nuk ka pasur probleme me askënd.

Madje, thekson se në mars do të kthehej në Ukrainë.

“Vajza ime nuk kishte fare probleme. Ajo do të kthehej në shtëpi në mars 2024. E prisnim në shtëpi. Fatkeqësisht, nuk e prita”, u shpreh Kozij. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika