Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar në polici se kur është zgjuar nga gjumi vajza e saj shtatë muajshe ishte pa shenja jete.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.