Çanak: Serbia drejt një radikalizimi pas 10 muajsh protestash

Situata në Novi Sad vazhdon të jetë e tensionuar, me protesta masive që po zgjasin prej muajsh, ndërsa përdorimi i dhunës nga ana e policisë është rritur ndjeshëm.

Kështu u shpreh analisti i politikës në Serbi, Nenad Çanak, i cili dha detaje nga Novi Sad-i lidhur me situatën në qytet

Sipas Çanak, mitingjet vazhdojnë pa ndërprerje dhe rrugët kryesore janë bllokuar.

“Në javët e fundit policia u bë më e dhunshme, për shkak të kësaj njerëzit janë të zemëruar. Kemi një miting masiv në Novi Sad, kundër dhunës brutale të regjimit. Është e pamundur të hysh në qytet, janë bllokuar rrugët dhe regjimi po përdor bomba tronditëse, gaz lotsjellës dhe municione të tjera”, tha ai.

Çanak theksoi se protestat nuk janë vetëm në Novi Sad, por edhe në qytete të tjera të Serbisë, ku qytetarët mbështesin kryengritjen kundër regjimit të Aleksandër Vuçiç.

lg.php.gif

“Informacioni i fundit që kam është se protestat po mbahen në qyete të ndryshme të Serbisë në mbështetje të atyre në Novi Sad, që po lufton kundër regjimit të Vuçiç-it prej 10 muajsh për shkak të tragjedisë që pamë në nëntor”, shtoi analisti.

I pyetur nëse vendi po përjeton një revoltë apo kryengritje popullore, analisti u shpreh i bindur se ai pret një radikalizim në të ardhmen e afërt.

“Po pres radikalizim në të ardhmen e afërt, sepse protestat nuk kanë siguruar rezultate. Në fillim ishte kërkesa për dorëheqje e kryeminsitrit i cili u largua më pas u largua edhe kryebashkiaku i Novi Sadit por asgjë nuk ka ndryshuar pasi shumica parlamentare dhe vetë politika mbetet e njëjta dhe kriminaliteti mbetet i mbrojtur”, tha Nenad Çanak./EuroNews

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika