Nenad Rashiq dhe Albin Kurti me qëndrime të ndryshme për Asociacionin

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ka kundërshtuar raportimet se në takimin në Ambasadën amerikane kanë pasur mendime të njëjta me Listën Serbe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sa i përket këtij organi, Rashiq u përgjigj tërthorazi duke thënë se “duhet proakivitet ndaj secilit problem”, qëndrim ky ndryshe me atë të Kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe sot ka ripërsëritur kundërshtimin kategorik për Asociacionin

(Majtas) Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)
(Majtas) Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)

Përpos shtetësisë së Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq dhe Lista Serbe kanë qëndrime ndryshe edhe sa i përket një temë me rëndësi – asaj të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Madje, këto dallime sipas ministrit për Komunitete dhe Kthim, janë shpërfaqur edhe në takimin e fundit në Ambasadën amerikane.

“Ju keni dëgjuar ndoshta deklaratën e tyre, unë sa i përket takimit përbrenda nuk kisha thënë se kemi pasur mendime të njëjta, pasi që më së shumti ne kemi debatu mes veti”, ka deklaruar Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim.

Rashiq nuk tregon çfarë forme të implementimit të Asociacionit e ka në mendje, por mbetet këmbëngulës në citatin “të jemi proaktiv ndaj secilit problem”.

“A është Qeveria e gatshme me të vërtetë nuk e di, nuk është pyetje për mua. Ashtu siç e dini unë kam mendim që duhet të jemi pro-aktiv në secilin prej problemeve siç kam thënë më herët, a është janë ashtu i mendimit të njëjtë të gjithë ministrat apo kryeministri unë nuk këtë koment me të vërtetë nuk mund të flas në emrin e tyre”, ka deklaruar Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim.

Rashiq nuk e komenton qëndrimin e shefit të tij, por ky i fundit është përkujdesur që ta ripërsëris mendimin për Asociacionin.

“Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20%, pakicat kombëtare në Kosovë janë rreth 7%. Pra asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë e Presheva, Medvegja e Bujanoci ta kenë vetëm atë Këshillin Nacional atje është e padrejtë e dëmshme edhe e pa-pranueshme. Nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të ketë zgjidhje një etnike le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”, ka deklaruar Kurti.

Së fundmi, zyrtarë amerikan kanë shtuar presionet për Qeverinë e Kosovës, duke i kërkuar që të ec përpara me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si çështje urgjente e kritike.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika