Nëndetëset suedeze do të rrisin sigurinë e NATO-s në Baltik

Suedia synon të rrisë kapacitetet e saj ushtarake në Detin Baltik dhe pritet të anëtarësohet në NATO. Aktivitetet ruse në rajon janë rritur dhe Suedia dëshiron të përdorë nëndetëset e saj për të siguruar një përparësi strategjike. Vendimi i anëtarësimit në NATO ka ndeshur kundërshtime nga Turqia

Në përpjekje për t’u anëtarësuar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Suedia shpreson që nëndetëset e saj t’i japin aleancës ushtarake një përparësi strategjike në Detin Baltik. HMS Goatland është një prej tre të nëndetëseve që përdoret nga marina suedeze dhe është e ankoruar në qendrën historike të marinës, në brigjet e qytetit Karlskrona.

Marina suedeze njihet për nëndetësen mbrojtëse të tipi HMS Goatland. Në vitin 2021, Suedia nënshkroi një marrëveshje për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të anijeve për marinën dhe do të shtojë në flotën e saj edhe dy nëndetëse të tjera të tipit “Blekinge”.

Komandanti i flotës së parë të nëndetëseve suedeze, kapiteni Fredrik Linden ka thënë se fuqia e forcës së nëndetëseve suedeze qëndron tek teknologjia, njohuritë dhe përvoja e operimit në Detin Baltik.

“Nëndetëset tona kanë vepruar në Baltik dhe më gjerë që nga viti 1904. Ne jemi mbështetur tek teknologjia jonë dhe kemi trajnuar marinarët tanë. Po flas për fuqinë e nëndetëseve suedeze”, ka thënë komandanti flotës së nëndetëseve, kapiteni Frederik Linden.

Suedia synon që nga viti 2026 të shpenzojë për mbrojtjen rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me synimin për të rritur kapacitetet ushtarake në det, tokë dhe ajër. Ky vend synon të dyfishojë numrin e rekrutëve të rinj nga rreth 24,000 në vitin 2025 në 50 mijë në vitin 2035. Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

“Aktivitetet ruse në Detin Baltik janë rritur po t’i krahasosh me pesë vite më parë. Ne po vëzhgojmë situatën dhe po bashkëpunojmë me vendet e tjera”, thotë Komandantja e Marinës së Suedisë, Admiralja Ewa Skoog Haslum.

Në muajin prill Finlanda u bë anëtare e NATO-s, ndërsa aplikimi i Suedisë është bllokuar si rezultat i kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria. Trupat suedeze kanë vazhduar stërvitjet me ushtritë e vendeve të tjera dhe madje në pranverë organizuan manovra në shkallë të gjerë me forcat ndërkombëtare.

“Është shumë ndryshe nga punët e tjera që kam bërë më parë, por është shumë argëtuese, shumë specifike. Më pëlqen shumë, është si një familje e madhe në bord”, thotë marinarja Maja.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se pret që së shpejti edhe Suedia t’i bashkohet NATO-s, pak ditë pasi la të kuptohet për një marrëveshje të mundshme për të tejkaluar kundërshtimet e Turqisë.

Zoti Biden tha se NATO-ja është më e fortë pavarësisht përpjekjeve të Presidentit Vladimir Putin për të përçarë aleancën ndërsa Kremlini filloi agresionin ndaj Ukrainës. Presidenti amerikan tha se sulmi i Rusisë mbi Ukrainë e ka forcuar edhe më tej NATO-n, ndërsa theksoi anëtarësimin e Finlandës dhe së shpejti të Suedisë, raporton Zëri i Amerikës, përcjellë Dukagjini.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika