Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri e kritikon Rrezarta Krasniqin: Pas rinumërimit i doli veç një votë më shumë
Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi, ka reaguar ndaj pretendimeve të ish-deputetes së kësaj partie, Rrezarta Krasniqi për manipulim të votave në këtë komunë. Rinumërohen votat e “dyshimta” të LDK-së, pritet fjala e prokurorisë Xhaferi e ka cilësuar si “histeri të pabazuar” ankesën e Krasniqit për rinumërimin e votave dhe ka akuzuar atë për […]
Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi, ka reaguar ndaj pretendimeve të ish-deputetes së kësaj partie, Rrezarta Krasniqi për manipulim të votave në këtë komunë.
Rinumërohen votat e “dyshimta” të LDK-së, pritet fjala e prokurorisë
Xhaferi e ka cilësuar si “histeri të pabazuar” ankesën e Krasniqit për rinumërimin e votave dhe ka akuzuar atë për bashkëpunim me PDK-në për ta rrëzuar kryetarin e degës, Xhafer Tahiri.
Sipas Xhaferit, pas rinumërimit të 2,004 votave të numëruara për Krasniqin, rezultati përfundimtar tregoi se ajo kishte 2,003 vota, një më pak sesa në numërimin fillestar.
“Pas histerisë së djeshme kundër kryetarit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahirit,
Nga 2,004 vota të numëruara në palestrën e Vushtrrisë për kandidaten tonë, ish-deputeten Rrezarta Krasniqi, pas rinumërimit të bërë pas ankesës në prokurori, rezultuan 2,003 vota.
Po, po, 2,003 vota!
U bë lajm në të gjitha mediat se ju janë vjedhur votat nga komisionerët e LDK-së në Vushtrri, duke pretenduar se ishin vjedhur 1,500 vota.
I dërgoi në prokurori komisionerët e shtëpisë së vet, i kërcënoi me plumb dhe, në fund, e shpërfaqi nëpër të gjitha mediat se i ishin vjedhur votat.
POR drejtësia gjithmonë fiton në fund!
Tani, dil dhe kërko falje gjithë anëtarëve, rugovistëve dhe strukturës së LDK-së në Vushtrri, të cilën e njollose, e kërcënove, e dërgove në prokurori dhe, më kryesorja, që je në koordinim total me PDK-në për rrëzimin e Xhafer Tahirit!
Nuk mund të jesh ditën me LDK-në e në mbrëmje nëpër tavolina duke bërë marrëveshje me PDK-në për të rrëzuar Xhafer Tahirin. (Qyteti e di se ti ia humbe LDK-së balotazhin dhe tentove ta përçash partinë në zgjedhjet lokale.)
Dy herë aktivistët e LDK-së në Vushtrri të dhanë mandatin për deputete. Bëre 0 punë për ta.
Kur nuk fitove herën e tretë, na njollose të gjithëve!
Kërkojmë nga kryetari i LDK z.Lumir Abdixhiku që të marrë masa dhe të pastrojë LDK-në nga mbetjet e instaluara nga PDK-ja!”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.















