Nënkryetarja e Leposaviqit: Prezenca e institucioneve paralele serbe është e dëmshme për vetë serbët 

"Prezenca përmes institucioneve paralele serbe është e dëmshme, duke i ndarë njerëzit, disa në njërën anë të cilët në mënyrë enorme janë pasuruar dhe në anën tjetër përqindjen e njerëzve që kanë jetuar buzë ekzistencës"

Foto ilustrim (Leposaviq, korrik 2023/ REL)

Prezenca e institucioneve paralele serbe është e dëmshme pasi ndan njerëzit; disa që pasurohen në mënyrë enorme e disa të tjerë që jetojnë buzë ekzistencës.

Kështu ka deklaruar për RTK-në, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, teksa thekson si problematikë integrimin e plotë të serbëve përderisa ata vazhdojnë të marrin paga e pensione nga Serbia.

“Prezenca përmes institucioneve paralele serbe është e dëmshme, duke i ndarë njerëzit, disa në njërën anë të cilët në mënyrë enorme janë pasuruar dhe në anën tjetër përqindjen e njerëzve që kanë jetuar buzë ekzistencës. Po e shoh se tash me ardhjen e institucioneve të reja komunës, e kemi kuptuar që ka qenë një numër i njerëzve të cilët mezi kanë mbijetuar. Çdo përzierje e institucioneve paralele të autoriteteve serbe këtu, do të jetë e dëmshme për këtë popull”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ajo ka thënë se banorëve serbë u duhet vetëm kuadri legjislativ përmes Asociacionit, duke theksuar se ndërhyrjet e strukturave paralele deri tash kanë shkaktuar konfuzion të madh te populli.

“Sa i përket Asociacionit, për mua dhe qytetarët serbë që jetojnë këtu, mundësia e vetme e zgjidhjes është koordinimi direkt me Prishtinën, zgjidhjet të bëhen nga Prishtina, sepse ne nuk shohim më mbrapa, dhe në dy kryetarë. E shohim vetëm gjendjen reale e cila është tash në terren. Gjendja jonë reale është që të merremi me veten përmes punësimit të rinisë, siç po e bëjmë përmes komunës, kemi konkurse të reja të hapura. Kështu që rinia në tërë territorin e veriut nuk ka shkuar për shkak të politikës së Kosovës, por për shkak të politikës së Serbisë”, ka thënë Bogojeviq.

Sipas nënkryetares së Leposaviqit, për banorët e komunitetit serb në veri të vendit duhet vetëm një zgjidhje; punësim e jetë më e mirë në hapësirat në të cilat jetojnë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika