Nënshkrimi i marrëveshjes, partneriteti i Kosovës me SHBA-të vazhdon të jetë ekzistencial

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka thënë se mbështetja e SHBA-ve për Kosovës vazhdon të jetë ekzistenciale.

Në një konferencë të përbashkët për media, Osmani njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Marrëveshja e sotme sipas Osmanit lehtëson shkëmbimin e informacionit, ekspertizës dhe praktikave më të mira ndërmjet Kosovës dhe SHBA në luftimin e manipulimit të informacionit.

“Kjo aleancë pasurohet dhe zgjerohet në vazhdimësi me qëllim të përballjes së suksesshme me sfidat më të reja globale. Vizita e nënsekretares simbolizon jo vetëm partneritetin e palëkundur Kosovë-SHBA por edhe dëshmon përkushtimin tonë të ndërsjellë për bashkëpunim me qëllim të luftimit të sfidave të përbashkëta. Në takimin tonë i shpreha nënsekretares i shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e pa rezervë të SHBA për Kosovën, në çdo etapë të zhvillimit tonë e kjo mbështetje po vazhdon edhe sot. Kjo marrëveshje që e kemi nënshkruar sot është dëshmi e fuqizimit të mëtejmë të raporteve ndërmjet dy shteteve tona. Jam e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës nënshkruam një marrëveshje në mënyrë që të bashkojmë forcat kundër manipulimit të informacionet nga shtetet e huaja”, tha Osmani.

Osmani ka theksuar se SHBA-të janë aleati kryesor dhe partneriteti i Kosovës me SHBA-të vazhdon të jetë ekzistencial për çdo sukses të Kosovës.

Sipas Osmanit fushata dezinformuese paraqesin një kërcënim të madh për stabilitetin  dhe sigurinë kombëtare të Kosovës por edhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

“Këto fushata synojnë të mbjellin frikë, ta manipulojnë opinionin publik, të minojnë besimin në institucionet demokratike dhe duan ta cenojnë demokracinë dhe vlerat demokratike që qëndrojnë në themelet e shteteve tona.  Rusia po përpiqet që të ushtrojë ndikim… këto forca dashakeqe dëshirojnë të sulmojnë sukseset tona të përbashkëta. Ne si demokraci duhet të bashkohemi në mënyrë që ata të mos arrijnë sukses”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika