Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u nënshkruan nga ministrat e dy qeverive në fushat e brendshme, ekonomisë, energjisë dhe arsimit

Tashmë janë nënshkruar marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja e parë u nënshkruar mes ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe homologut të tij maqedonas, Pançe Toshkovski.

Më pas, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministres së Energjisë, Minierave Minerale të Maqedonisë së Veriut, Sanja Buzhinovksa, nënshkruan momerandumin e radhës.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe homologia e saj maqedonase, Vesna Janevska nënshkruan edhe marrëveshjen e fundit ndërmjet dy vendeve.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe forcimit të lidhjes mes qytetarëve të dy shteteve, si elemente kyçe për thellimin e raporteve ndërmjet vendeve.

Ai njoftoi se protokolli dhe memorandumi i parë i nënshkruar lidhet me lehtësimin e lëvizjes së lirë dhe përmirësimin e kalimit kufitar, duke përfshirë pikat e përbashkëta të kalimit në Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.

Ky model i kontrollit kufitar të përbashkët, sipas tij, do të zbatohet për herë të parë pas një periudhe të gjatë pritjeje, do të mundësojë hyrje – hyrje dhe do të lehtësojë kalimin e qytetarëve, duke shkurtuar kohën e pritjes.

“Përmirësimi i infrastrukturës rrugore që i lidh dy shtete tona dhe forcimi i lidhjes mes qytetarëve tanë janë kyçe për thellimin e raporteve midis dy vendeve. Në atë drejtim janë edhe protokolli dhe dy memorandume që ministrat tanë i nënshkruan sot ne lidhje me lehtësimin e  lëvizjes së lirë, bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe arsimit, përkatësisht e para ishte protokolli për zbatimin e marrëveshjes për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë. Pas shuëm kohë pritje, më në fund do të kemi kontroll të përbashkët në pikat kufitare, ky model kontrolli kufitar bëhet vetëm hyrje – hyrje, dhe zyrtarët policor punojnë në të njëjtën ndërtesë duke lehtësuar kalimin kufitar e rrjedhimisht duke shkurtuar kohën e pritjes për lehtësim të lëvizjes së qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.

Përsa i përket memorandumeve të tjera, Kurti theksoi bashkëpunimin në fushën e energjisë, ku Ministria e Ekonomisë e Kosovës dhe Ministria e Energjisë e Maqedonisë së Veriut do të punojnë ngushtësisht për të adresuar sfidat e energjisë dhe për të arritur objektiva të përbashkëta rajonale.

Ai gjithashtu u ndal te memorandumi për arsimin dhe aftësimin profesional, duke theksuar se ky dokument do të fokusohet në zhvillimin e arsimit dhe trajnimeve për të rriturit.

“E dyta ishte i Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut. Të dy ministritë do të angazhohen për adresuar sfidat e energjisë, duke theksuar rëndësinë bashkëpunimit rajonal për arritjen e objektivave të përbashkëta.  Dhe e treta, është memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën arsimit i cili është i fokusuar në arsimin dhe aftësimin profesional, dhe në arsimin e të rriturve”, ka deklaruar Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika